Një atentat me lëndë plasëse ka ndodhur sot në Shkodër, ku një makinë është shpërthyer në rrugën “Arra e Madhe”.
Një qytetar njofton se si pasojë e shpërthimit, një person i identifikuar si Enea Busukja ka mbetur i dëmtuar.
Enea Busukja punon inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Verior.
Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për të identifikuar autorët dhe motivet pas këtij atentati, ndërkohë që shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në automjete dhe ambiente përreth.