Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, njoftoi mbrëmë se drejtori i Ndërmarrjes Publike "Higjiena Komunale", Sabahudin Rustemi, u lirua nga stacioni policor pasi "pranoi se është VLEN në zemër dhe shpirt".
Arsovska pretendon se Rustemi nuk është fajtor për asgjë dhe se e ka kryer punën e tij me ndershmëri dhe ndërgjegje.
"Ky informacion erdhi pas disa orësh bindjeje në stacionin policor, drejtori i "Higjienës Komunale" u tha atyre se ai është VLEN në zemër dhe shpirt, ndërsa ishte ende në stacion e sollën për të nënshkruar një deklaratë anëtarësimi, pas së cilës u lirua për të vazhduar me punën e tij të suksesshme në kompani.
Ndërkohë, Mickowski dhe OBRM-PDUKM kërkojnë me këmbëngulje dikë nga BDI për ta arrestuar siç kishin premtuar, ata ndoqën Izet Mexhitin nga BDI, dhe pasi ai u bë VLEN e morën në koalicion", shkruna Arsovska.