Aksident me vdekje në Krujë: 20-vjeçari përplas një këmbësor

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.10.2025, 21:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë–Fushë Krujë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një person që po lëvizte në rrugë. Për pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vend.

Viktima ende nuk është identifikuar nga autoritetet, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg për identifikim dhe ekspertizë mjeko-ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit