Rakip Suli lë në errësirë banorët e rrugës “Spirro Kote” në Babrru

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.10.2025, 20:37

Ndriçimi rrugor vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha në Bashkinë e Kamzës, e drejtuar nga socialisti Rakip Suli. Në shumë fshatra, shtyllat e ndriçimit mbeten ende prej druri, ndërsa në disa zona pranë qendrës së Kamzës, edhe pse infrastruktura ekziston, mungon ndriçimi gjatë natës.

Një rast konkret vjen nga rruga “Spirro Kote” në Babrru. Një banor i shqetësuar ka ndarë me ne ankesën e tij: “Mirëmbrëma! Doja të ndaja një shqetësim me ju. Ju lutem, nëse është e mundur ta publikoni. Jemi një lagje në Babrru, Bashkia Kamëz, rruga Spirro Kote. Të gjitha rrugicat përreth kanë ndriçim, vetëm rrugica jonë është në errësirë. Ju lutem, të merren masa sepse kemi frikë të lëmë fëmijët të dalin vetëm në darkë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia, pasi mungesa e ndriçimit po krijon pasiguri dhe shqetësim të vazhdueshëm në komunitet. Ata duan që të mos lihen më pas dore sikur po ndodh prej kohësh.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit