Kapet në Angli anëtari i grupit kriminal nga Berati

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.10.2025, 18:50

Autoritetet britanike kanë arrestuar shtetasin shqiptar Xhuljano Hoxha, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në Shqipëri. Arrestimi është kryer në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Hoxha ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë, të datës 22 prill 2025, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë kultivimin e bimëve narkotike, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Nga hetimet rezulton se Xhuljano Hoxha dyshohet të ketë qenë pjesë e një grupi kriminal që gjatë vitit 2022 ka kultivuar bimë narkotike në sera në fshatin Drenovicë të Beratit.

Pas lokalizimit të tij në territorin britanik, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po punon për organizimin e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit