“Mrekullia” e Erion Braçes, prish rrugën për të çuar ujin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.10.2025, 17:56

Një tjetër histori “zhvillimi” me pasoja të kundërta vjen nga fshati Gungas i Divjakës, ku banorët po përballen me një problem absurd: rruga e vetme e fshatit është bërë e pakalueshme pas ndërhyrjeve për vendosjen e tubacioneve të ujit të pijshëm.

Sipas denoncimeve të banorëve, rruga që më parë ishte e sistemuar me çakull, sot është kthyer në një shtrat balte e gropash. Automjetet nuk mund të kalojnë, ndërsa fëmijët detyrohen të ecin në kushte të rrezikshme për të shkuar në shkollë.

Shkaku, sipas tyre, është projekti i ndërmarrë nga deputeti socialist Erjon Braçe për sjelljen e ujit të pijshëm në zonë, një nismë që në letër dukej e lavdërueshme, por që në terren ka shkatërruar infrastrukturën rrugore dhe ka lënë fshatin në gjendje mjerimi.

Asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për të rikthyer rrugën në gjendjen e mëparshme, dhe banorët ndihen të braktisur mes premtimeve dhe baltës. Një investim që duhej t’u lehtësonte jetën, sot ua ka bërë edhe më të vështirë.

Në Gungas, “uji i pijshëm” duket se ka ardhur bashkë me një tjetër mallkim të zakonshëm në Shqipëri: premtimet që fillojnë me bujë dhe përfundojnë në gropa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit