Fëmijët me probleme me shikimin refuzojnë syzet, shkak bullizimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.10.2025, 14:54

Përdorimi i zgjatur i pajisjeve elektronike po kthehet në një nga shqetësimet më të mëdha për shëndetin e fëmijëve.

Sipas mjekëve okulistë, fëmijët e moshave të vogla duhet të kenë kontakt të kufizuar me smartphone, tableta apo kompjutera, maksimumi një herë në javë dhe për një kohë shumë të shkurtër.

Sipas tyre, gjatë dhjetë viteve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të fëmijëve që shfaqin probleme me shikimin, kryesisht si pasojë e qëndrimit të gjatë përpara ekraneve. Ekspozimi i syrit ndaj dritës blu dhe përqendrimi i zgjatur në ekran dëmtojnë funksionin e muskujve të syrit dhe shkaktojnë lodhje vizuale, miopi apo tharje kronike të syrit.

Mjekët okulistë theksojnë se përdorimi i syzeve optike është i domosdoshëm për fëmijët dhe adoleshentët që kanë probleme me shikimin, por shpesh përballet me refuzim fillimisht nga prindërit dhe më pas nga vetë të vegjlit. Kjo, pasi në shumë raste syzet kthehen në objekt bullizimi në shkolla apo ambiente publike, duke bërë që fëmijët të hezitojnë t’i mbajnë.

Sipas okulistëve, nëse prindërit nuk ndërhyjnë për të rregulluar zakonet teknologjike të fëmijëve që në moshë të hershme, pas 10 vitesh brezi i ri do të përballet me nevojën masive për syze optike.

Specialistët apelojnë për më shumë ndërgjegjësim prindëror, duke theksuar se përdorimi i tepërt i teknologjisë duhet të zëvendësohet me aktivitet fizik, lojëra në natyrë dhe ekspozim ndaj dritës natyrale, që ndihmon zhvillimin e shëndetshëm të syrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit