Në qytetin e Elbasanit, teksa duket se punohet për rregullimin e një rruge, ndodh ajo që tashmë është bërë “traditë” në punimet publike: një pjesë rregullohet, ndërsa një tjetër prishet.
Një pusete ujërash ka shpërthyer duke krijuar një situatë kaotike në qarkullim. Uji ka mbuluar të gjithë segmentin rrugor, ndërsa puseta është kthyer në një shatërvan të vërtetë në mes të asfaltit.
Më shqetësuese është mungesa e çdo sinjalizimi apo tabele paralajmëruese, duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që kalojnë aty pranë.
Pamjet e mbërritura pranë redaksisë tregojnë qartë gjendjen absurde ku ndodhet rruga, ndërsa autoritetet vendore vazhdojnë të heshtin përballë situatës.