Policia kërkon bashkëpunim për ta identifikuar personin në foto

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.10.2025, 13:50

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për të ofruar informacione që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kërkohet për veprën penale: “Vjedhje”.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbulimin e identitetit apo vendndodhjes së personit të dyshuar, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit 192.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Policia e Kosovës garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë bashkëpunuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit