“Kuajt hyjnë në varrezat e Krastës, dëmtojnë pllaka dhe ndotin ambientin”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.10.2025, 13:55

Një ngjarje shqetësuese është raportuar nga qytetarët e Krastës në Krujë, të cilët denoncojnë se varrezat e zonës janë dëmtuar e shkatërruar për shkak të hyrjes së kuajve në territorin e tyre.

Sipas një qytetareje që ka dërguar denoncimin, kafshët kanë hyrë brenda në varreza duke shkaktuar dëme në pllaka varresh dhe duke ndotur ambientin me jashtëqitje.

Qytetarja shprehet se situata është e papranueshme dhe se ndjehet e tronditur nga mungesa e kujdesit ndaj një vendi që për shumë njerëz ka një rëndësi të veçantë shpirtërore. Ajo ka dërguar edhe foto që tregojnë dëmet e shkaktuara dhe ndotjen e hapësirës.

Sipas denoncimit, rrethimi i varrezave është shumë i ulët dhe kjo u ka mundësuar kuajve të kalojnë lehtësisht dhe të hyjnë brenda territorit.

Banorët e Krastës kërkojnë që Bashkia Krujë të ndërhyjë sa më parë për të riparuar rrethimin e varrezave dhe për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, duke e cilësuar këtë situatë si një mungesë të theksuar respekti dhe kujdesi ndaj të ndjerëve.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje. Ju lutem beni dicka ne lidhje me varrezat ne Kraste te Krujes. Kuajt kan hyre brenda ne varreza dhe pervec jashtqitjes qe ishte pothuajse gjithandej, kishin thyer dhe pllaka varresh. Do ju dergoj dhe disa foto. Shpresoj ta publikoni dhe te merren masat e duhura, pasi si cdo njeri dhe un kam njerez shum te dashur qe prehen aty, dhe esht minimumi i respektit qe mund te bejm per keta engjuj te heshtur. Ju falenderoj per punen tuaj Varrezat kane nje rrethim te ulet Por ne qytet njeri kishte kuaj dhe e kalonin rrethimin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit