Pano Ruçi: Do shkoj çdo ditë në vendin e aksidentit për të nderuar djalin tim dhe viktimat e tjerë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.10.2025, 08:31

Pano Ruçi, babai shqiptar i Denisit, një prej viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Tempit të Greqisë, ka njoftuar se do të qëndrojë çdo ditë në Sheshin Syntagma dhe pranë Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Athinë. Ai tha se do të jetë aty për të nderuar kujtimin e djalit të tij dhe të gjithë të rinjve që humbën jetën në mënyrë të pafajshme, pikërisht në vendin ku janë shkruar me bojë të kuqe emrat e tyre.

Ruçi u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve që ta shoqërojnë çdo natë në këtë homazh të përhershëm, duke mbajtur gjallë kujtimin e viktimave dhe kërkesën për drejtësi. Ndërkohë, autoritetet greke kanë pranuar kërkesën e tij për zhvarrosjen dhe autopsinë e trupit të të birit, si dhe analizat e ADN-së, pasi ai pretendon se trupi në arkëmort nuk i përket Denisit.

Aksidenti i Tempit, që ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe mungesës së sistemeve automatike të sinjalizimit, tronditi Greqinë dhe shkaktoi protesta masive kundër neglizhencës shtetërore. Pas tragjedisë, Ministri i Transportit dha dorëheqjen, ndërsa qeveria u zotua të modernizojë infrastrukturën hekurudhore për të shmangur përsëritjen e një ngjarjeje kaq të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit