Rrëshqitje dherash në Pukë, qytetarët të bllokuar prej orëve të natës: “Askush s’na ndihmon”

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 27.10.2025, 08:18

Një shembje e madhe dheu dhe gurësh ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Pukë–Fushë Arrëz, në afërsi të Kroit të Zojës, duke bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve.

Sipas raportimeve nga qytetarët, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara në zonën e Qafë-Batrës, mes tyre edhe familje me fëmijë. Ata thonë se kanë njoftuar autoritetet, por deri në mëngjes nuk është ndërmarrë asnjë veprim për t’u ardhur në ndihmë.

“Mirmëngjes JOQ, mo ju nis një foto. Kemi që në orën 11 të natës në Qafë Batrë, Pukë, ku është shembur mali dhe ka rënë në rrugë. Jemi të bllokuar mbi 10 makina, disa kanë edhe fëmijë me vete. Kemi njoftuar policinë dhe të gjithë, por askush s’e ka vënë ujin në zjarr për ne,” – shkruan një qytetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit