Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur më 24 tetor në Tiranë, pranë klinikës dentare RealDent në rrugën “Aleksandri i Madh”. Një zonjë e moshuar ka lënë një qeskë me ushqime, duke thënë se do të kthehej menjëherë, por nuk është rikthyer as atë mbrëmje, as ditën pasuese.
Punonjësi i klinikës, i cili ka ruajtur qeskën, tregon se brenda kishte ushqime të freskëta dhe dy fatura blerjeje me vlerë rreth 6 mijë lekë. Pas një verifikimi në supermarketin e zonës, rezultoi se blerja ishte bërë me një kartë pikësh në emër “Entela”, por numri i telefonit i lidhur me kartën nuk është më aktiv.
Ai apelon që nëse dikush njeh zonjën ose ndonjë familjar të saj, të kontaktojë në numrin 0698884700, për t’ia kthyer sendet dhe për t’u siguruar se gruaja është mirë.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
Përshëndetje!
Më datë 24 tetor 2025, rreth orës 17:50, një zonjë e moshuar qe nuk e njof solli një qeskë me ushqime ne kliniken ku punoj dentare RealDent (rr. Aleksandri i Madh), dhe më tha: “Po e lë këtu për pak, po shkoj të marr një bukë dhe kthehem menjëherë.”
E prita për më shumë se 1 orë e gjysmë, por nuk u kthye as atë mbrëmje, as të nesërmen në paradite. Brenda qeskës kishte ushqime të freskëta (si qumesh , kos ,karkaleca deti) dhe dy fatura të supermarketit lagjes Jata me vlerë rreth 6000 lekë.
Të nesërmen e prita perseri dhe pas dreke shkova në supermarket me faturat. Menaxheri kontrolloi sistemin e pikëve dhe doli që blerja ishte bërë me kartë pikësh në emër “Entela”, por numri i telefonit (067…) nuk ekziston më.
Nëse ndokush e njeh këtë zonjë te moshuar apo ndonjë familjar të saj, ju lutem më kontaktoni në 📞 0698884700. Dua t’ia kthej dhe të sigurohemi që është mirë 🙏