Në Shqipëri ndodh shpesh që investimet infrastrukturore të kenë çmime të fryra, dhe fatkeqësisht cilësia e punimeve të mos jetë në standardet e duhura.
Rasti që do të denoncojmë sot lidhet me rrugën që lidh fshatin Frankth dhe qytetin e Burrelit. Banorët tregojnë se rruga e fshatit u asfaltuar rreth 6 muaj më parë, por firma që bëri punimet e la investimin pa kanalizime për ujërat.
Kjo neglizhencë ka sjellë për pasojë shembjen e rrugës në disa vende. Njëri prej tyre shfaqet dhe në pamje, ku mund të shihet se gurët dhe dheu kanë përfunduar në mes të rrugës.
“Përshëndetje! Doja që të ndaja një shqetësim me ju për rrugën që lidh fshatin Frankth me qytetin e Burrelit. Rruga është shtruar me asfalt ka rreth 6 muaj por nuk kanë bërë asnjë kanal kullues. Kjo gjë ka bërë që rruga të shembet. Ju lutem publikojini këto pamje,” thotë denoncuesi.
Shkrimi u mor nga TVA News!