Rruga e Gurrasit, një ndër 100 fshatrat turistikë, në gjendje të mjerueshme

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.10.2025, 15:22

Një banor nga fshati Gurras i Pogradecit ka ndarë një pamje shqetësuese të rrugës kryesore të fshatit, e cila është kthyer në baltë dhe pellg uji. “Rruga në fshatin Gurras të Pogradecit. Është një nga 100 fshatrat turistikë,” shkruan ai, duke shprehur pakënaqësinë për mungesën e infrastrukturës në zonë.

Pamjet tregojnë një rrugë të pashtruar, ku kalimi me automjete apo në këmbë duket pothuajse i pamundur. Banorët e zonës prej kohësh ankohen për mungesën e investimeve nga bashkia e Pogradecit me kryetar Ilir Xhakolli, pavarësisht se Gurrasi është përfshirë në listën e 100 fshatrave turistikë të promovuar nga qeveria si destinacione me potencial të lartë zhvillimi.

Ndërkohë, banorët kërkojnë që autoritetet vendore dhe qendrore të ndërhyjnë për përmirësimin e rrugës së fshatit në fjalë, duke theksuar se infrastruktura e dobët po pengon zhvillimin e turizmit dhe jetesën e përditshme të banorëve të Gurrasit, një fshat piktoresk i Pogradecit por i lënë në harresë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit