Shpërthen uji te “Pallatet me Shigjeta”, garazhet të përmbytura: UKT pushim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.10.2025, 12:34

Banorët e “Pallatit me Shigjeta” raportojnë se prej më shumë se dy orësh garazhet e pallatit janë përmbytur nga shpërthimi i ujit.

Ata thonë se e kanë informuar UKT-në që në momentet e para të incidentit, duke kërkuar ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe dërgimin e një grupi pune në terren, por sipas tyre deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

Banorët shtojnë se uji vazhdon të rrjedhë, ndërsa dëmet materiale po shtohen. Sipas tyre institucionet po vonohen dhe nuk po reagojnë për marrjen e masave urgjente për të shmangur pasoja të mëtejshme.

Në denoncimin e tyre, qytetarët shprehen të shqetësuar se situata mund të përkeqësohet.

Denoncimi i banorëve:

Tek pallati me shigjeta ka 2 ore qe ka shperthyer uji neper garazhe. Kemi lajmeruar UKT para 2 oresh te ndaloje ujin e rrjetit dhe te sjelle grup pune ne terren. Asgje s po bejne, jane ne gjume. Ju lutemi postojeni se jeni shpresa jone e vetme qe te na degjohen shqetesimet. Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit