Përroi i Glinës del nga shtrati, uji vërshon drejt banesave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.10.2025, 12:28

Reshjet intensive të shiut kanë përkeqësuar situatën në Vau Dejës, ku përroi i Glinës ka dalë nga shtrati duke bllokuar unazën e qytetit dhe po përparon me shpejtësi, duke rrezikuar përmbytjen e një pjesë të konsiderueshme të territorit urban.

Sipas Prefekturës së Qarkut Shkodër, në pesë bashkitë e qarkut (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz) vijojnë reshje shiu, kryesisht me intensitet të lartë.

bashkinë Fushë Arrëz, janë regjistruar rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë uji në akse rrugore. Ndërkohë, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë raporton se nga rreth 150 mm reshje intensive gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë konstatuar probleme në kanalet kryesore të kullimit, argjinaturat mbrojtëse apo digën e rezervuarit Shtoder.

bashkinë Shkodër, njësia administrative Gur i Zi po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika, duke vendosur mjete shtesë për ndërhyrje.

bashkinë Vau Dejës, sipas raportimeve të deritanishme, janë përmbytur disa banesa në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel.

Banorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit