Një konflikt mes krushqëve është regjistruar në kryeqytet, duke përfunduar me plagosjen e njërit dhe arrestimin e tjetrit. Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ngjarja është hetuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë pas incidentit. I plagosuri po merr trajtim mjekësor, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.