Vlonjati gjen sendin e dyshimtë të fshehur në sirtarin e rrobave: Ç’mund të jetë?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.10.2025, 00:54

Një i ri nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të pazakontë për ndihmë, pasi ka bërë një zbulim 'të frikshëm' dhe misterioz në shtëpinë e tij.

Ai ka gjetur një send të dyshimtë dhe të mbështjellë me kujdes, të fshehur në fund të një sirtari me rroba. I shqetësuar nga mënyra si ishte fshehur dhe nga pamja e çuditshme e objektit, i riu kërkon ndihmën e publikut për ta identifikuar.

Në videon dhe mesazhin e dërguar në redaksi, ai shprehet:

“Përshëndetje JOQ! Te ky sirtari me rroba gjeta këtë. Mund të ma shpjegojë njeri se çfarë është? Ishte e mbështjellë me këtë qesen në mes të rrobave, në fund të sirtarit. Ishte e mbështjellë mirë. Jam shumë i frikësuar.”

Nga pamjet duket se objekti ka formë të parregullt, me ngjyrë të errët dhe me shkëlqim metalik, si pasojë e shkrirjes. Ekspertë të traditave popullore shpjegojnë se forma dhe mënyra e fshehjes janë karakteristike për “plumbin e shkrirë”, një praktikë e lashtë që besohet se përdoret për të larguar syrin e keq.

Fakti që sendi ishte fshehur me kujdes në një vend privat ka shtuar dyshimet se dikush, ndoshta nga rrethi familjar, mund të ketë kryer një ritual të tillë për të. I riu shprehet i frikësuar nga mundësia e implikimeve mistike dhe pret ndihmën e qytetarëve për të zbuluar natyrën e saktë të objektit.

Shënim: Redaksia e JOQ Albania nuk konfirmon natyrën apo origjinën e objektit të gjetur; qëllimi i publikimit është thjesht ndarja e rastit dhe kërkesa për ndihmë në identifikim nga qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit