Polonia heq taksën mbi të ardhurat për familjet me dy ose më shumë fëmijë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.10.2025, 23:07

Presidenti i ri i Polonisë, Karol Nawrocki, ka firmosur një ligj që heq plotësisht tatimin mbi të ardhurat për familjet që kanë dy ose më shumë fëmijë, duke mbajtur një nga premtimet e tij kryesore gjatë fushatës.

Ligji parashikon zero tatim mbi të ardhurat personale (PIT) për familjet që fitojnë deri në 140 mijë zloty në vit (rreth 38 mijë dollarë). Përfitimi do të vlejë për prindërit biologjikë, kujdestarët ligjorë dhe familjet që rrisin fëmijë nën kujdestari.

Sipas vlerësimeve zyrtare, një familje mesatare pritet të kursejë rreth 1000 zloty (274 dollarë) në muaj nga kjo masë. Presidenti Nawrocki e ka cilësuar këtë nismë si “të domosdoshme për ekzistencën e Polonisë dhe pavarësinë e shtetit.”

Megjithatë, ligji nuk është ende në fuqi, pasi duhet të miratohet edhe nga Parlamenti dhe Senati. Nëse kalon, familjet përfituese do ta ndiejnë efektin e tij në vitin 2027, pas dorëzimit të deklaratës tatimore të vitit 2026.

Polonia po përballet me një krizë të thellë demografike, numri i lindjeve ka rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore, me vetëm 252 mijë lindje në vitin 2024.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit