Një 58-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen e saj prej disa orësh në zonën e Ndroqit, Tiranë.
Familjarët e shqetësuar kanë kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, duke kërkuar ndihmë për ta gjetur. Ata tregojnë se gruaja ishte kthyer nga Greqia për një gëzim familjar dhe ka humbur kontaktet pasi ka zbritur nga makina pranë një kompeksi në Ndroq, ku po priste bashkëshortin dhe vajzat e saj.
Sipas familjarëve, Ëngjëllushja ishte e veshur me një pallto të kuqe dhe pantallona të zeza në të kaltër. Ata thonë se kanë bërë edhe një raportim në polici, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Përditësim: 58-vjeçarja është gjetur shëndoshë e mirë pak minuta pas publikimit në JOQ Albania.