Gruaja e Macron u regjistrua si burrë në portalin zyrtar të Tatimeve në Francë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.10.2025, 21:18

Një ngatërresë e çuditshme ka ndodhur në Francë, ku bashkëshortja e presidentit Emmanuel Macron, Brigitte Macron, është regjistruar gabimisht me emrin mashkullor “Jean-Michel” në portalin zyrtar të taksave.

Rasti u zbulua në një dokumentar të BFMTV, ku drejtori i administratës së Zonjës së Parë tregoi se gjatë një kontrolli rutinë në shtatorin e vitit të kaluar, në vend të emrit të saj të vërtetë, në sistem ishte shfaqur një emër mashkullor. Hetimet kanë treguar se nuk bëhej fjalë për një gabim teknik, por për ndërhyrje të jashtme.

Pasi çështja u mor seriozisht nga Pallati Élysée, Brigitte Macron bëri një kallëzim penal, dhe hetuesit identifikuan dy persona të dyshuar për manipulimin e të dhënave.

Ky incident lidhet me teoritë konspirative që kanë qarkulluar prej vitesh, sipas të cilave Brigitte Macron është lindur mashkull, pretendim që ajo e ka hedhur poshtë dhe për të cilin ka paditur disa persona për shpifje.

Në shtator të këtij viti, dy prej tyre u dënuan me gjobë prej 13,500 eurosh, ndërsa Brigitte Macron ka paralajmëruar se do të bëjë edhe një test gjenetik për të mbyllur përfundimisht këtë çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit