Pamje mahnitëse në Durrës, qindra zogj mbushin qiellin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.10.2025, 20:17

Një qytetar nga Rrashbulli i Durrësit ka dërguar sot në redaksinë e JOQ Albania pamje të bukura nga natyra. Në videon e dërguar shihet një turmë gjigante zogjsh, që lëvizin në formacione të rregullta mbi zonë, duke krijuar një spektakël të rrallë në qiell.

Sipas dërguesit, bëhet fjalë për zogj të cilët në këtë periudhë të vitit grumbullohen me qindra para se të nisen drejt vendeve më të ngrohta.

Fenomeni ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës, që thonë se ky “valëzim” i zogjve në qiell është një bukuri e natyrës që përsëritet çdo vjeshtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit