Italia ka më shumë kafshë shtëpiake se foshnja!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.10.2025, 20:06

Italia po përjeton një fenomen të pazakontë, për herë të parë në vend ka më shumë kafshë shtëpiake se fëmijë të sapolindur. Sipas të dhënave të fundit, në Itali jetojnë rreth 62 milionë kafshë, ndërsa gjatë një viti janë regjistruar vetëm 393 mijë lindje.

Rënia e lindshmërisë ka arritur në nivelin më të ulët historik, ndërkohë që dashuria për kafshët po rritet me shpejtësi. Në çdo shtëpi italiane tashmë gjen një mik me katër putra shumë të rinj preferojnë një qen apo një mace në vend të një fëmije.

Sipas statistikave, në Itali jetojnë 8.2 milionë qen dhe 7.9 milionë mace, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga thundrakët , gjedhët, zogjtë, peshqit, zvarranikët dhe brejtësit.

Ky ndryshim ka sjellë edhe një bum ekonomik në industrinë e kafshëve si restorante “pet friendly”, pushime për pronarët me kafshë, sallone luksoze për kujdesin e tyre madje edhe pastiçeri për qen!

Shumë të rinj italianë thonë se pasiguria ekonomike, çmimet e larta të banesave dhe stili modern i jetesës i kanë shtyrë të zgjedhin kafshët si shoqërues të jetës, në vend të prindërimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit