Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur pak më parë në superstradën Lezhë–Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit.
Raportohet se në përplasjen e ndodhur janë përfshirë tre automjete, ndërsa katër persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në videon e mbërritur më herët në redaksinë e JOQ Albania, shihej një nga makinat e aksidentuara e dëmtuar rëndë në pjesën e përparme anësore, ndërsa një tjetër kishte përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe kryeprokurori i rrethit të Shkodës, ndërsa po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.