Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Lezhë, njëra prej tyre përfundon në kanal, s’dihet nëse ka të lënduar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.10.2025, 19:23

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Shkodër–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shihet në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, njëri prej mjeteve është dëmtuar rëndë në pjesën e përparme anësore, ndërsa sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti tjetër ka përfunduar në kanal.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, pasi deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe kryeprokurori i rrethit të Shkodrës, ndërsa pritet që të sqarohen rrethanat e plota të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit