Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, Policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.10.2025, 17:19

Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, saktësisht në rrugën për Rugovë.

Një person pa shenja jete është gjetur tek vendi që njihet si “i 5-ti”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte poshtë lumit të njohur si Lumbardhi.

Bëhet e ditur se polica ia ka marrë informatën në orën 14:10 dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshohet se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrëfikësit dhe epika mjekësore”, ka deklaruar Gashi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit