“E padrejtë”, Mitaj pas rikthimit titullar: Sezoni sapo ka filluar, asgjë nuk ka përfunduar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.10.2025, 15:40

Mario Mitaj u rikthye dje në kampionat për Al Itihad, duke startuar si titullar, megjithëse kampionët në fuqi u mundën 0-2 në shtëpi nga Al Hilal.

Pas ndeshjes, Mitaj komentoi edhe sfidën e radhës: Al Itihad do të përballet me Kristiano Ronaldon dhe Al Nasr në transfertë.

“Për rezultatin mund të them vetëm kaq: humbëm përqendrimin në dy aksionet që na kushtuan golat. I kërkoj falje tifozëve që humbëm derbin; ishte e padrejtë sipas mendimit tim, por ky është futbolli. Do të punojmë çdo ditë për të përmirësuar lojën dhe për të rikthyer forcën tonë,” tha Mitaj.

Ai shtoi se për të shënuar duhet vetëm agresivitet më i madh në përfundimin e aksioneve: “Mendoj se thjesht duhet të jemi më të vendosur dhe më të fokusuar kur afrohemi te porta.”

Përpara sfidës me Al Nasr, Mitaj theksoi: “Asgjë nuk ka mbaruar. Sezoni sapo ka filluar, kemi shumë rrugë përpara. Duhet të qëndrojmë të fokusuar, të bashkuar dhe të punojmë fort – asgjë më shumë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit