Spiropali me spond Ballukut: Disa njerëz mendojnë se janë Zot, e drejta herët a vonë vjen!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.10.2025, 15:18

Në një deklaratë të bërë së fundmi publikisht në media, e ftuar në një intervistë, ministrja e Jashtme Elisa Spiroali duket se ka shënjestruar zv/kryeministren Belinda Balluku.

Në deklaratën e saj pa emra, Spiropali tashmë e kaluar në krahun e majtë të Ramës, pasi të djathin ia rrëmbeu Bela, nënkuptoi disa fjalë të shënjestruara për këtë të fundit duke i thënë "i kam lënë Zotin". Balluku është thirrur në SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

"Ka ca njerëz që besojnë vetëm tek vetja dhe mendojnë se janë Zot, se i kanë të gjitha në dorë, mendojnë që mund të ndikojnë mbi fatet e të tjerëve, mendojnë që mund të shkelin njerëz me këmbë... Mendojnë që mund të tjetërsojnë fate dhe destine... unë nuk hyj në këtë kategori. Unë besoj te një forcë më e madhe dhe besoj se kjo e drejtë herët a vonë vjen."-deklaroi Spiropali.

Më shumë mbi akuzat ndaj Ballukut do të mësohet të hënën, teksa duket se e ka lëshuar edhe Rama i cili u shpreh se drejtësia ka punën e vet, e partia të vetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit