Banorët e Astirit ankohen për zhurmën e pandërprerë nga një lavazh në rrugën “Loni Ligori”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.10.2025, 14:50

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë shprehen të revoltuar për shkak të një lavazhi që, sipas tyre, punon pa pushim gjatë gjithë ditës, duke shkaktuar ndotje akustike dhe mjedisore. Banorët pretendojnë se prej më shumë se 15 vitesh, jetojnë mes zhurmës së kompresorëve dhe makinave që pastrohen çdo ditë, pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse.

"Përshëndetje JOQ! Jemi në Astir, rruga Loni Ligori. Një lavazh këtu punon nonstop, pa pushim, nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes! Asnjë reagim nga institucionet përkatëse! Shikoni çfarë durojmë çdo ditë të javës, pa pushim. Prej 15 vitesh kemi këtë ndotje akustike, pa përmendur ndotjen e mjedisit!", shkruan qytetari.

Ata kërkojnë nga policia bashkiake të marrin masa urgjente për të ndalur këtë aktivitet që, sipas tyre, u ka kthyer jetën në një makth të përditshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit