Biznesmenët e agroturizmit Farma Sotira në Ersekë kanë kërkuar kontributin e kujtdo që mund t'i vijë në ndihmë.
Në një video të postuar në Instagramin e biznesit të tyre ata shfaqen pas hirit ende të pashuar të shtëpisë që u mori flakë duke u bërë thirrje qytetarëve t'i ndihmojnë.
Ata shkruajnë se kanë vendosur ta lënë krenarinë mënjanë dhe të hapin një GoFundMe me insistimin e miqve të tyre.
Zjarri, deklaron pronarja, ka shkrumbuar shtëpinë e tyre dhe të gjitha kursimet e punës së këtij sezoni duke shtuar se dimri është para.
"Do t'ju mashtroja nëse do ju thoja që nuk jam në situatë të vështirë. Në kohët moderne hapim një GoFund dhe ndihmojmë miqtë me aq sa mundemi, kushdo ka mundësi le të kontribojë me një shumë sa të munden",-deklaroi ajo.