Një qytetare nga Shkodra ka ngritur një denoncim ndaj kompanisë “Limited Charm”, pas blerjes së disa kapsulave të quajtura Hyper. Sipas saj, përdorimi i këtyre produkteve i ka shkaktuar probleme serioze shëndetësore, aq sa është detyruar të marrë trajtim me serume.
“Kam përfunduar në serume, historia është shumë e gjatë. Ju lutem, ndaloni këto fantazma që po shkatërrojnë popullin,” shprehet ajo për JOQ Albania.
E moshuara kërkon kthimin e shumës prej 77 mijë lekësh që, sipas saj, kompania i detyrohet, si dhe dëmshpërblim për dëmet që i janë shkaktuar në shëndet. Ajo apelon për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për të ndaluar aktivitetin e këtyre produkteve që, sipas saj, po rrezikojnë qytetarët.
Rasti i saj ngre shqetësime mbi tregtimin e produkteve të dyshimta që reklamohen si natyrale, por që mund të kenë pasoja serioze për shëndetin.