Një fasoneri në Kukës është mbyllur para katër ditësh, duke lënë 78 gra pa punë dhe pa asnjë shpjegim nga pronarët apo institucionet përkatëse.
Punonjëset kanë deklaruar se janë hedhur në rrugë papritur, ndërsa janë shprehur të zhgënjyera nga mungesa e reagimit të autoriteteve vendore.
Ato kanë treguar se kanë tentuar të takojnë Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halili, por ai nuk i ka pritur as në zyrë. Gratë e mbetura pa punë thonë se janë me familje e kanë përgjegjësi, por askush nuk u jep një përgjigje per kete situatë.
Punonjëset kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia dhe institucionet shtetërore për të gjetur një zgjidhje, duke paralajmëruar se, në mungesë të ndihmës, shumë prej tyre mund të detyrohen të largohen nga vendi.
Denoncimi i banorëve:
Esht mbyllur fasoneri para 4 ditesh na ne Kukes na kan flak ne rrug jemi pa pun 78 gra,dhe kryetari i bashkis meret me Shiponjen akoma a do behet gje me ne. A te ikim Dhe ne krejt ta haje dreqi ket vend
Nuk na kan dhan anje shpjegim. Kemi qen te Kryetari i bashkis Ai nuk na pret as ne zyr Jemi 78 familje te flakur ne rrug. Albert halili Kryetari i bashkis as ne zyr nuk na pret
