Banorët e Relux Residence në Shkozë janë përballur prej disa ditësh me një problem serioz muret e rezidencës janë mbushur me grerëza. Sipas tyre, situata po përkeqësohet çdo ditë dhe as administratori nuk ka marrë masa për pastrimin apo zhdukjen e tyre.
Banorët thonë se e kanë njoftuar disa herë, por reagim nuk ka pasur. Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme për dezinfektim, pasi rreziku për pickime dhe reaksione alergjike është i lartë, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit që banojnë në kompleks.
"Përshëndetje JOQ! Shikoni Relux Residence, Shkozë, e pushtuar nga grerëzat. S’po marrin asnjë masë, përgjegjësit e rezidencës bëjnë sikur nuk i shikojnë. Insha’Allah s’ka njerëz që u bëjnë reaksion. Ju lutem, postojeni është e njëjta situatë që prej disa ditësh. Po, e kemi njoftuar administratorin, nuk po merret asnjë masë, edhe pastrimi i pusetave që u bë, u bë falë jush që e postuat. Është pothuajse një “fole” e gjitha me grerëza para një jave ishin vetëm 2–3, ndërsa sot është mbushur faqja e murit si në video", shkruan qytetari.