Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, e ka neveritur plotësisht.
Ai tregon se ka gjetur një insekt të ngordhur brenda një sufllaqeje të porositur në “Souvlaki Bros” në Tiranë, duke ngritur shqetësime për mungesën e kujdesit në sigurinë ushqimore.
Në mesazhin e tij, qytetari shkruan:
“Përshëndetje JOQ! Porosita dy sufllaqe të hapura dhe gjatë konsumimit të njërës gjeta këtë insekt që i ngjan mizës. Ishte bërë si pjesë e ushqimit nga yndyra dhe nuk dallohej fare. Na shpifi, nuk e di si mund të jenë kaq të papërgjegjshëm këto biznese. Nuk u ankova, sepse zakonisht kur ushqimi ka probleme, porosia të vjen përsëri për të rimbursuar gabimin, por këtë herë nuk dua të ha më asgjë nga ai biznes. Shumë shpesh porosis te Souvlaki Bros, por këtë herë mbrëmja nuk shkoi siç pritej, sot gjetëm një insekt.”