Flori Paluçi që u vra për një kafe, i kërkuar për dy vrasje në Itali

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.10.2025, 22:02

Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në përplasjen me armë në Manzë të Durrësit pak ditë më parë, rezulton të ketë qenë në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për tentativë vrasjeje të dyfishtë në qytetin e Umbertide, rajoni i Umbrias.

Sipas mediave italiane, Paluçi ishte përfshirë në një konflikt të dhunshëm më 19 qershor të këtij viti, ku kishte qëlluar me armë ndaj dy bashkatdhetarëve të tij, 28 dhe 33 vjeç. Të plagosurit mbetën rëndë dhe u dërguan me helikopter në spitalet e Città di Castello dhe Perugia.

Pas ngjarjes, karabinierët identifikuan shpejt autorin e dyshuar dhe prokuroria e Perugias kërkoi arrestimin e tij, por 33-vjeçari kishte arritur të largohej nga Italia përpara se të vihej në pranga. Për këtë arsye, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar dhe kërkimet vijuan për muaj të tërë.

Arratisja e Paluçit mori fund në mënyrë tragjike në Manzë, ku ai u përfshi sërish në një konflikt që degjeneroi në shkëmbim zjarri. Në këtë përplasje mbetën të vrarë dy persona, mes tyre edhe vetë Paluçi.

Me vdekjen e tij, mbyllet kapitulli i arratisjes që kishte nisur pas krimit të rëndë në Itali, një histori që filloi në Umbria dhe përfundoi me gjak në vendlindjen e tij, në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit