Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një përplasje fizike me një qytetar, në momentin kur po jepte një intervistë në qendër të Prishtinës.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në sheshin e kryeqytetit, ndërsa Gazeta Blic ka publikuar pamjet origjinale të ngjarjes, ku shihet momenti kur tensionet mes Zemajt dhe qytetarit përshkallëzohen në konfrontim fizik.
Pas ngjarjes, deputeti Zemaj ka reaguar publikisht, duke shprehur keqardhje për situatën dhe kërkuar falje, duke theksuar se rasti nuk duhej të kishte ndodhur dhe se e vlerëson dialogun mbi çdo formë përplasjeje.
Ndërkohë, qytetari i përfshirë në incident ka deklaruar se ka filluar procedurat ligjore lidhur me rastin. Ai ka kërkuar që deputetët që shfaqin sjellje të dhunshme të mbajnë përgjegjësi dhe të japin dorëheqje nga funksionet e tyre publike, duke theksuar se dhuna nuk ka vend në jetën politike të vendit.