Thellohet tragjedia në Maliq! Pas nënës dhe djalit, humb jetën 6-vjeçarja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.10.2025, 20:51

Është rënduar akoma më shumë bilanci i ngjarjes tragjike të ndodhur në 19 tetor të Maliq, ku një zjarr i madh shkrumboi banesën e familjes Hazisllari, duke i marrë jetën menjëherë nënës, Merjeme Azisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar Lukas Hazisllari.

Sonte fatkeqësisht ka humbur jetën dhe vajza e vogël e familjes, 6-vjeçarja Nefeli Gazisllari, e cila po merrte kurim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi kishte pësuar djegie të rënda nga zjarri.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vogëlushja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Zjarri që përfshiu menjëherë banesën e tyre i bllokoi brenda familjarët. Vajza e vogël kishte arritur të shpëtonte fillimisht, duke u hedhur nga dritarja, ndërsa një fqinje i kishte ardhur në ndihmë pasi kishte dëgjuar britmat dhe përplasjet e derës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë soba me dru. Fqinjët kanë treguar se familja përballej me vështirësi të mëdha ekonomike dhe se të dy fëmijët vuanin nga autizmi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit