Ditën e sotme, një gomone e nisur nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin “SOS” pranë brigjeve greke, në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi.
Menjëherë drejt mjetit lundrues janë nisur skafet e policisë së Korfuzit dhe Igumenicës, ndérsa sinjal për kërkim ndihme ka ardhur edhe në policinë kufitare të Sarandës. Autoritetet greke raportohet se kanë gjetur në vendin e ngjarjes një gomone gjysmë të fundosur dhe brenda saj drejtuesin, një shtetas shqiptar, i identifikuar si Edmond Musa, me pseudonimin “Çimoni”.
Musa është një person i skeduar për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pasi policia e ka transportuar drejt Portit të Igumenicës e më pas drejt Spitalit të Filatit për ndihmë mjekësore, është rikthyer në vendgjarje, ku ka zbuluar një sasi te madhe droge.
Fillimisht Musa është arrestuar për “kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “mbytje të mjetit lundrues”.m, por tani do përballet me akuza ende më të rënda.