5 milionë euro për rrugët periferike: A është “asfalt elektoral” shpallja e tre tenderave nga Bashkia e Tiranës?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.10.2025, 19:40

Në një kohë kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për datën e zgjedhjeve të ardhshme në Bashkinë e Tiranës, administrata aktuale e bashkisë ka intensifikuar ndjeshëm aktivitetin e saj publik. Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, Bashkia e Tiranës ka shpallur tre procedura të reja tenderimi për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në periferi të kryeqytetit, me një vlerë totale që arrin rreth pesë milionë euro.

Procedura e parë është shpallur më 21 tetor dhe ka si objekt ndërtimin e Unazës Mustafakoc – Veski – Kocaj, që lidh pesë fshatra në Njësinë Administrative Baldushk, me një fond limit prej 1.5 milionë euro. Dy tenderët e tjerë janë shpallur ditën e sotme dhe përfshijnë ndërtimin e rrugës Verri – Urë në Njësinë Administrative Shëngjergj me vlerë 1.8 milionë euro, si edhe ndërtimin e rrugës Pezë e Madhe – Pojan në Njësinë Administrative Pezë me vlerë 1.6 milionë euro.

Bashkia e Tiranës, tendera rrugësh, asfalt elektoral, zgjedhje në Tiranë, Gjykata Kushtetuese, Unaza Mustafakoc–Veski–Kocaj, Njësia Administrative Baldushk, Rruga Verri–Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, Rruga Pezë e Madhe–Pojan, Njësia Administrative Pezë

Në total, këto projekte përllogariten në rreth 5 milionë euro dhe parashikohet që punimet të përfundojnë brenda tetë muajve nga nënshkrimi i kontratave, çka përkon me periudhën rreth qershorit të vitit 2026.

Një praktikë e njohur tashmë, që është vënë re edhe gjatë fushatave të mëparshme të Veliajt, kur asfaltimet dhe restaurimet në kryeqytet shtoheshin ndjeshëm në prag zgjedhjesh. Këtë herë, duket se strategjia e rrugëve po përdoret për të forcuar mbështetjen ndaj Ogerta Manastirliut, e përfolur si pasuese e Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Bashkia e Tiranës, tendera rrugësh, asfalt elektoral, zgjedhje në Tiranë, Gjykata Kushtetuese, Unaza Mustafakoc–Veski–Kocaj, Njësia Administrative Baldushk, Rruga Verri–Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, Rruga Pezë e Madhe–Pojan, Njësia Administrative Pezë

Bashkia e Tiranës, tendera rrugësh, asfalt elektoral, zgjedhje në Tiranë, Gjykata Kushtetuese, Unaza Mustafakoc–Veski–Kocaj, Njësia Administrative Baldushk, Rruga Verri–Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, Rruga Pezë e Madhe–Pojan, Njësia Administrative Pezë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit