Çudirat nuk kanë fund në vendin tonë, pasi çdo ditë ka diçka të re për të treguar.
Kështu ka ndodhur dhe sot me një punëtor pastrimi në Tiranë, i cili është filmuar duke zbrazur me lopatë në koshin e mbeturinave një makinë të ngarkuar me dhe’.
Denoncuesi që dërgon pamjet shprehet i habitur nga kjo sjellje, dhe pyet nëse “Do të bëhemi ndonjëherë qytetarë?”
Ai shkruan: “Përshëndetje! Nuk e di nëse do bëhemi ndonjëherë qytetarë. Nuk ma kap farë logjika se si mund të mbushen koshat e plegrave me dhe’. Ka ndodhur sot në drekë në rrugën “Artan Lenja” në Tiranë.”
Sikurse dihet, në koshat e mbeturinave të cilat janë të vendosura nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit nuk lejohet hedhja e mbeturinave inerte, ku bën pjesë edhe dheu, por ky punonjës pastrimi nuk do që t’ia dijë për rregulla.
Shkrimi u mor nga TVA News!