Autobusi nga Kosova shkakton aksident në Zvicër, arrestohet shoferi 61-vjeçar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.10.2025, 16:08

Një autobus nga Kosova ka shkaktuar një aksident mëngjesin e së enjtes në Cyrih.

Në aksident ishin të përfshira pesë automjete, megjithëse faqja zyrtare e Kantonit të Cyrihut ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar.

Bazuar në raportimin e albinco.ch, shoferi i autobusit, një 61-vjeçar kosovar, u arrestua përkohësisht nga Policia Kantonale e Cyrihut.

Ai pritet të përballet me akuza për një shkelje të rëndë të rregullave të trafikut para Zyrës së Prokurorit Publik Limmattal/Albis. Atij i është ndaluar të drejtojë automjetin në Zvicër.

Ndryshe, rrethanat e sakta të aksidentit dhe manovra e shoferit janë objekt hetimesh në vazhdim.

Aksidenti shkaktoi ndërprerje të mëdha të trafikut që shtriheshin përtej kryqëzimit të autostradës Cyrih-Perëndim pranë Wettswil.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit