Qytetari godet policin: Hiqe uniformën dhe dalim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.10.2025, 15:50

Një incident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Beratit, ku një punonjës policie është përfshirë në një konflikt me një qytetar që ka kundërshtuar urdhrat e tij, duke çuar situatën deri në përplasje fizike.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë tonë, polici kishte ndaluar një të ri për kontroll, por ky i fundit ka reaguar menjëherë me kundërshtim. Pas daljes nga automjeti, qytetari dëgjohet t’i thotë efektivit: “Hiqe uniformën dhe hajde dalim.”

Në atë moment, polici ka përplasur derën e makinës, ndërsa qytetari e ka shtyrë atë me forcë. Një grua që ndodhej aty pranë ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pamjet e ngjarjes janë dërguar nga një qytetare, e cila ka shoqëruar videon me komentin: “Në Berat, qytetari goditi policin.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit