Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, dhe skenari është po ai i zakonshmi: rrugë plot automjete, qytetarë të tronditur dhe... mungesë totale e policisë së shtetit. Pamjet që kanë mbërritur në redaksinë tonë tregojnë qartë një situatë kaotike, ku çdo drejtues mjeti përpiqet të zgjidhë vetë trafikun.
Në asnjë cep të rrugës nuk shfaqet një efektiv i vetëm. Duket sikur për policinë rrugore, patrullimi është bërë aktivitet sezonal, ndoshta del në terren vetëm kur ka ndonjë “aksion” për kamera, e jo për t’u marrë me realitetin e përditshëm të qytetarëve. Dhe ndërsa qytetarët përpiqen të shmangin përplasjet nëpër kthesa, policia ndoshta merret me ndonjë “kontroll rutinë” në ndonjë kafene.
Fatmirësisht, këtë herë nuk ka viktima. Por mungesa e reagimit, neglizhenca dhe prezneca e padukshme e forcave të rendit tregojnë një realitet të frikshëm.