Reagimi i nënës kur mëson se vajza është shtatzënë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.10.2025, 21:16

Një vajzë e re ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale dhe emocionale për t’u treguar prindërve se së shpejti do të bëhet nënë. Ajo porositi pica për darkë, por në njërën nga kutitë kishte vendosur ekografinë e bebes, një surprizë që i la prindërit pa fjalë.

Në videon që po qarkullon në rrjete sociale, nëna hap kutinë e picës dhe për disa sekonda mbetet e habitur, derisa kupton mesazhin. Lotët e gëzimit shpërthejnë menjëherëtek të dy prindërit por sidomos tek nëna.

Momenti është kthyer në një skenë të ngrohtë familjare, ku gëzimi, befasia dhe dashuria përzihen në një reagim të sinqertë që ka prekur mijëra shikues online.

Një mënyrë e bukur për të ndarë lajmin më të madh të jetës, atë që të kthen nga fëmijë në prind, dhe nga prind në gjysh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit