Vetëm një orë pasi “TVA News" publikoi denoncimin e një qytetari në Vlorë i cili demaskoi një të ri që në darkë luante kalçeto dhe në mëngjes merrte karrocën e invalidit për të lypur rrugëve, “invalidi” i rremë shfaqet duke ecur në këmbë pa asnjë problem.
Madje ai në dorë mban një cigare, ndërsa karrocën që e përdorte për të mashtruar qytetarët nuk e di as vetë ku e ka harruar.
Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, i riu është një mashtrues profesionist “me fytyrë aktori”, i cili arrin të bindë njerëzit se është me probleme shëndetësore për t’i marrë para. Pasi mbledh lekë gjithë ditën, në darkë shkon për të luajtur kalçeto ose pirë birra.
Rast të tilla ka shumë në Shqipërinë tonë të vogël, prandaj mos shpenzoni para me persona që janë të aftë për punë dhe zgjedhin lypjen si mënyrë jetese.
Shkrimi u mor nga TVA News!