Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.10.2025, 15:29
Një djalë 16-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia nën akuzën e përdhunimit të një vajze 15-vjeçare, po nga i njëjti qytet.
Sipas burimeve paraprake, të dy të miturit ishin në një lidhje dhe bashkëjetonin prej disa ditësh, me dijeninë dhe lejen e nënës së vajzës. Në deklaratën e saj në polici, 15-vjeçarja ka thënë fillimisht se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe më pas ka pretenduar se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Aktualisht, vajza ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën vëzhgimin e psikologëve për të marrë mbështetje. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur detaje të mëtejshme rreth ngjarjes, pasi ekzistojnë dyshime se mund të ketë persona të tjerë të përfshirë.
Hetimet janë ende në vazhdim, dhe priten informacione të reja për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR