“Nuk dimë a është gjallë apo jo”, qytetarët e Fierit të shqetësuar për gruan që fle në breg të lumit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.10.2025, 14:42

Një qytetare nga Fieri ka raportuar në redaksinë tonë rastin e një gruaje të braktisur që endet rrugëve pa asnjë kujdes apo ndihmë, ndërsa netëve të ftohta është detyruar të flejë në vende të rrezikshme.

Qytetarja thotë se gruaja, në mbrëmjen e fundit, ka fjetur në ujë, pranë urës së lumit Gjanica ndërsa më herët ka qëndruar në lulishte.

Sipas saj, gruaja ka gjithë ditën në breg të lumit pasi kur është kthyer përsëri aty i ka parë flokët.

Ajo thotë se edhe banorët e zonës janë të shqetësuar pasi nuk e dinë nëse gruaja është mirë apo në gjendje të rrezikshme për jetën.

Qytetarja kërkin ndërhyrjen e institucioneve për t’i ardhur në ndihmë kësaj gruaje, e cila, sipas saj, po përballet me kushte çnjerëzore dhe po neglizhohet nga autoritetet.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje! Si jeni? Dua tju tregoj nje rast jo te kendshem ne qytetin e Fierit

Eshte nje grua e braktisur, sonte paska fjetur ne uje. Here te tjera ka fjetur ne lulishte. Me erdhi keq. U be kohe qe kjo grua endet Tmerr pz

Opo nuk dim gjall eshte? Se edhe kur u ktheva ishte perseri. Se i dukeshin pak floket. Mbrapa hotel fierit posht ures

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit