E mitura në Korçë kryen marrëdhënie me 16-vjeçarin dhe njofton Policinë për ta arrestuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.10.2025, 13:09

Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një vajze të mitur.

Ngjarja u bë e ditur pas një telefonate të vajzës, e cila njoftoi policinë për vendndodhjen ku ishte me të riun. Policia ndërhyri dhe të dy të miturit u shoqëruan në Komisariat.

Mësohet se e mitura ka shkuar në banesën e 16-vjeçarit, aty kanë kryer marrëdhënie dhe më pas ajo është futur në banjë për të bërë dush dhe nga aty ka telefonuar Policinë e Shtetit, e cila ka mbërritur në banesë, duke shoqëruar 16-vjeçarin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit