Në lagjen pas ish-ekspozitës, te pallatet e gjelbra në Tiranë, ndodhet një kabinë elektrike me derën hapur dhe pa siguruar me çelës, që prej disa muajsh paraqet rrezik për banorët, veçanërisht për fëmijët e vegjël që luajnë në zonë. Banorët kanë raportuar këtë problem tek OSHEE me drejtues Enea Karakaçi prej katër muajsh, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për izolimin apo kyçjen e kabinës.
Përtej mungesës së reagimit nga OSHEE, edhe Bashkia e Tiranës me kryetaren e komanduar Anuela Ristani nuk ka ndërhyrë për të siguruar ambientin dhe për të parandaluar aksidentet e mundshme. Ky rrezik i lënë pas dore shqetëson banorët e lagjes, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për mbrojtjen e tyre.
Mesazhi denoncues i qytetarit:
Përshëndetje JOQ! Dua të bëj një denoncim, nëse keni mundësi ta postoni, ju jemi mirënjohës. Kemi një kabinë elektrike në lagjen mbrapa ish-ekspozitës, te pallatet e gjelbra në Tiranë, e cila ka derën hapur, jo të siguruar me çelës. E kemi raportuar tek OSHEE prej 4 muajsh, por nuk e kanë marrë mundimin të vijë ta izolojë dhe kyçë kabinën, e cila ndodhet në mes të lagjes ku luajnë fëmijët e vegjël dhe përbën rrezik. Ju lutem anonim.
